Basha nga Berati: 30 qershori, një tentativë për grusht shteti kushtetues

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga Berati ku mbajti një takim me qytetarët deklaroi se 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues.

Basha: Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Grushti e shtetit do të ndalohet me çdo kusht, me çdo cmim, me çdo sakrificë. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë.

Paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë të Edi Ramës.  Kjo tregon se çeta e tyre e shpartalluar ka humbur arsyen, qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku.  30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues. Të çoroditurit, populli i ka futur frikën në palcë. I çorodituri thotë nuk i shtyj zgjedhjet sepse nuk më le Kushtetuta. Në 2007 dy herë i shtyu zgjedhjet sepse kërkoi që cdo votues të sillte me vete certifikatën e lindjes, kurse tani thotë nuk më lejon kushtetuta. Kundër kuhstetutës nuk është shtyrja e një procesi kriminal si ky që mendon se do të ekzekutojë në 30 qershor. Kundër kushtetutës ëhstë të emërosh kandidatë vrasës, trafikantë, përdhunuës zgjedhjesh. Kundër Kushtetutës është të shantazosh dhe të kapësh drejtësinë për të mos lejuar zbardhjen e krimit elektoral të 2017.

Kundër kushtetutës është të detyrosh qytetarët të shkojnë drejt një grushti shteti me 1.4 milion karta ID falso, të skaduara dhe të fusësh duart e të manipulosh regjistrin e gjendjes civile.

 

Zjarr Tv Ad