Akuzat e Greqisë që Çamët bashkëpunuan me gjermanët/ Flet Shpëtim Idrizi: Ka pasur vetëm një rast…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpëtim Idrizi, Kryetari i PDIU, ka pranuar se në të shkuarën, ka pasur bashkëpunime mes çamëve dhe gjermanëve, akuzë kjo e lëshuar nga Greqia, por shtoi se këtë veprim e ka bërë vetëm një person i vetëm.

I ftuar në emisionin “Real Story” Idrizi sfidoi këdo nëse thotë historia është ndryshe.

“17 herë, kanë kërkuar që të hiqej ligji i luftës gjatë regjimit. Por, Greqia nuk e bëri. Unë do dëshiroja shumë që qeveria shqiptare, ta mbajë presionin fortë që ta heqim ligjin e luftës, jo vetëm për pasojat juridike e pronësore, por dhe nga pikëpamja normale. Kemi një vend përpara që nuk heq ligjin e luftës, edhe pse e ka hequr me Italinë. Dhe nuk njeh Kosovën dhe ne i themi vend strategjik. Ata 1 milion shqiptarë, i jemi mirënjohës Greqisë që në një moment të vështirë të historisë tonë na kanë ndihmuar, sikur ne. Por nuk e mendoj se ata janë peng, pasi ata punojnë atje. Sa i takon çështjes së shqiptarëve të Çamërisë, është çështje e qartë. Ka të bëjë vetëm me pozicionin e shtetit shqiptar. Se kuptoj dot kur ne jemi vend anëtarë i NATO-s, ne se vazhdojmë këtë axhendë. Unë do doja që të dija të gjitha problematikat që ka kaluar Greqia, por kjo se ka penguar që të vijojë me diskutimet. Çamëria nga vitit 1878, deri në 1913, ka luftuar që mos të okupoheshin nga Greqia. Në fund të luftës Ballkanike dhe të luftës së Parë Botërore, Çamëria u pushtua. Deri në 1944, në zonën e Çamërisë, Greqia ka bërë spastrim të popullatës. Flitet për në Paramithi (Bashkëpunim me gjermanët). Nuk mund të fshehim dot historinë. Sfidoj këdo që të më nxjerrë një fakt tjetër për të kundërtën. Mund të ketë pasur individë, që mund të jenë joshur nga politika gjermane. Kondiciano në shkrimet e veta thoshte; nëse shqiptarët do të kishin bashkëpunuar me italianet, fati i tyre do ishte ndryshe. I vetmi vend që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë, ka qenë qeveria fashiste e Metaksait. Në Çamëri, akuzohen vetëm për një masakër në Paramithi, për 37 persona të asaj zone, por ishin me kombësi greke. Para 3 vitesh, keni ambasadorin gjerman në Greqi dhe shkoi atje e kërkoi një falje publike”, u shpreh Idrizi.

Zjarr Tv Ad