Pas 12 vitesh mungesë/ Mblidhet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve nga e gjithë Shqipëria

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, është vendosur të mbahet më datë 24 tetor 2020, pas më shumë se 12 vite mungesë. Lajmin e jep gazetari Agim Xheka, i cili thotë se janë bërë gati listat e shumicës së delegatëve.

Por, ende nuk është caktuar vendi ku do të mblidhen delegatët, ndërsa një pjesë e tyre, ende nuk kanë konfirmuar. Megjithatë, në komente ka dhe shkrimtarë dhe persona të tjerë, që nuk janë dakord me Kongresin apo pjesëmarrësit.

TË DASHUR MIQ, SHKRIMTARË DHE ARTISTË TË SHQIPËRISË

Ju bëj me dije se më dt.24 Tetor 2020, ora 11.00 do të zhvilloj punimet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Këtë lajm të gëzuar për të gjithë Ju dhe më gjërë, po ua përcjellim pasi kemi marë listat e plota të delegatëve nga qytetet Korçë, Librazhd, Elbasan, Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, Berat, Përmet, Këlcyrë, Sarandë,Vlorë, Himarë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Burrel dhe Tiranë.

Deri në ditën e Kongresit, presim konfirmimin e Pogradecit,Maliqit, Prrenjasit, Dibrës, Bulqizës, Pukës, Laçit,Rrëshenit, Lushnjes, Fierit,Patosit, Rroskovecit, Kuçovës, Tepelenës, Memaliajt, Delvinës dhe Gjirokastrës.(Presim të nontaktojnë në nr. 069 33 91 999.)

Ditën e enjte dt.22.Tetor, do t’u njohim me programin e punimeve të Kongresit, si dhe me vendin ku do të mbahet. Ju përshëndesim me përzëmërsi dhe Ju urojmë mirëseardhjen. Grupi nismëtar, shkruan gazetari Agim Xheka.

Zjarr Tv Ad