Alex Morgan sulmon CR7-ën: Ronaldo ka fshehur shumë histori me paratë e tij!

0
25

Futbollistja kampione bote, Alex Morgan, ka sulmuar Cristano Ronaldon.

Ajo nuk ka vendosur në dyshim cilësitë e tij si futbollist, por si njeri. Morgan mendon se portugezi ka fshehur shumë histori me paratë e tij.

“Femrat sot flasin dhe është e rëndësishme t’i dëgjojmë. Shumë pyesin se kush ka të drejtë në çështje të tilla, por kur dëgjon për historitë e Ronaldos, mendoj se ka shumë përpjekje për t’i fshehur dhe në fund paratë fshehin gjithçka.

“Është e rëndësishme të mbështesim femrat që nuk janë në situatë të mirë dhe nuk kanë mbështetje. Nuk po them që Ronaldo nuk është ndër më të mirët e botës si futbollist, nuk ka të bëjë me këtë. Një gjë është të jesh sportist i mirë dhe tjetër gjë si njeri dhe çfarë ke bërë”, – tha ajo.

Alex Morgan u shpall kampione e Botës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për femra.