Alibeaj tha se do të tërhiqej, Vokshi: Nuk më përfaqëson ai, ne do të marrim pjesë në votim, por…

0
999
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme është shprehur se opozit do të marë pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit dhe të votohen kandidatët e saj, por jo në farcën e Edi Ramës.

Ajo u shpreh se opozita nuk do të bojkotojë procesin, mirëpo nuk do të votojë asnjë kandidat të Edi Ramës apo fake opozitës.

Ndërkohë, më herët Alibeaj u shpreh se opozita do të tërhiqet nga ky proces pasi mazhoranca nuk ka respektuar marrëveshjen për të cilën ranë dakort gjatë takimit mes tyre.

“Ne nuk hyjmë në procese farsë. Opozita e vërtetë nuk është Alibeaj-Basha. Ata kanë dëshmuar dhe me veprimet për presidentin se janë opozita farsë.

Nuk më përfaqëson fare Alibeaj, nuk dua të flas fare. Përfaqësojnë interesat e ngushta të një grupi në PD të lidhur me Bashën. Është opozita që kërkon të ketë Edi Rama. Opozita e vërtetë nuk është më ajo. Është ajo që doli 4 herë radhazi, 5 herë radhazi nga proceset dhe u përmbyll suksesshëm me zgjedhjen e kreut të PD-së.

PD pas kaq muajsh përpjekje, nuk ka qenë e lehtë, ne kemi përmbyllur një proces që ka qenë për mbijetesën e PD-së. Në kohën e Bashës PD kishte shkuar nga njëra humbje në tjetrën dhe demokratët kishin humbur besimin te PD-ja, se do fitonte ndonjëherë. Tani iu është kthyer besimit te vota.

Kam shumë respekt për z. Gjekmarkaj. Ka pasur qëndrime parimore në të shumtën e rasteve. Gjithsecili prej tyre ka një vendim, mbase nuk është vendimi i forumeve drejtuese të PD-së dhe në PD vendosin forumet. Z. Gjekmarkaj apo deputetët e tjerë duhet ta dinë cili është qëndrimi. Kjo është rezoluta, të lexojnë statutin, janë forumet e PD-së që vendosin për qëndrimet”, deklaroi Vokshi.

E pyetur më tej se pse Enkelejd Alibeaj ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Ramës, kur kanë thanë se ai i shkel marrëveshjet.

“Në qoftë se i rikthehemi qoftë dhe retorikës, retorikës së Bashës dhe Alibeajt, e s’po flas për tonën, kanë thënë që Edi Rama është mashtrues, nuk iu përmbahet marrëveshjeve politike, atëherë kush është ulur në tavolinë me përfaqësuesit e Edi Ramës. A i shkel marrëveshjet apo nuk i shkel? Në qoftë se mashtron atëherë nuk ulesh në tavolinë. Ne e kemi bërë të qartë që në fillim, nuk marrim pjesë në një proces farsë. Nëse vendoset që është opozita që do propozojë dhe do votohen kandidatët e opozitës, po ne marrim pjesë, por jo në farsën e Ramës.

Nuk bojkotojmë, do marrim pjesë në votim, por nuk votojmë asnjë kandidat të Edi Ramës, asnjë kandidat të opozitës që nuk përfaqëson PD-në, asaj fake opozitës.

Nuk dua të merrem me emrat e dalë. Për çfarë të merrem, të gjithë mund ta meritojnë, po për çfarë, kujt po ia jep. Të bëhesh pjesë e farsës, nuk bëhemi pjesë e farsës. Nuk kam çfarë shtoj përveç kësaj rezolutës së PD-së. Pse duhet t’i komentoj, për çfarë. A ka emra jashtë? Po patjetër ka, që mund të jenë përfaqësues të unitetit të kombit”, tha Vokshi.

Zjarr Tv Ad