Ambasada e Kosovës çel ekspozitë për promovimin e faunës shqiptare

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Kosovës ka hapur dyert e një ekspozite tejet të veçantë. Artistët nga Shqipëria e Kosova janë bërë bashkë për të sjellë një album fotografik të faunës së egër, një pasuri kombëtare e ndodhur në të dy shtetet.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, e cilësoi këtë ekspozitë një veprimtari të veçantë.

Sylë Ukshini: “Kur i sheh këto fotografi nuk u beson syve se kjo faunë ekziston në ambientet shqiptare. Synimi është që njerëzit të jenë të vëmendshëm për ta ruajtur këtë pasuri. Sepse kjo krijon një lloj balance natyrore. Duke pasur këtë faunë kemi një ambient më të mirë, më të pasur dhe më të pastër.”

Ambasdori Ukshini tha se kjo ekspozitë do ti kalojë kufijtë e shtetit shqiptar, duke u prezantuar edhe në vende të tjera

Sylë Ukshini: “Është hera e parë që brenda ambienteve të ambasadës bëhet një ekspozitë e tillë dhe kjo ekspozitë që ka startuar këto do të vazhdoj edhe në ambasadat e tjera. Stacioni tjetër i radhës do jetë në Londër. Publikut londinez dhe misioneve diplomatike do tu prezantohen bukuritë e rralla që ka fauna.”

“Ekspozita e jetës së egër shqiptare” ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.

 

Zjarr Tv Ad