Amerikanët bëjnë sondazhin/ Sa janë dakord shqiptarët e Kosovës, për planin Vuçiç-Thaçi-Rama!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse beteja për mos lejimin e ndarjes së trojeve të Kosovës duket sikur është fituar, sërish rreziku mbetet i madh. Presidenti Hashim Thaçi së bashku me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, të mbështetur në prapaskenë edhe nga Edi Rama, vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të heqin dorë kollaj nga plani i tyre, i cili tani për tani u dogj prej kancelares së Gjermanisë, Merkel.

Por më e rëndësishmja është se si do që të shkonin punën, a do të ishte dakord populli shqiptarë i Kosovës që për hir të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, të shkëmbeheshin troje?

Këtë përgjigje duket se e ka dhënë Instituti Kombëtar Demokratik (National Democratic Institute – NDI), i cili ka realizuar një sondazh për këtë çështje gjatë muajit mars.

Ky sondazh i NDI-së amerikane konkludon se, për shumicën e të anketuarve ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është çështja prioritare në dialogun e Brukselit, raporton ‘Koha Ditore’.

Kështu, nga përgjigjet e ofruara, 46 për qind e të anketuarve kanë thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të sakrifikohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Një numër edhe më i madh (71.6 %) është shprehur në favor të ruajtjes së territorit të Kosovës, edhe nëse kjo do të thotë një proces më të zgjatur të integrimit të vendit në BE.

Ndërsa, vetëm 20.6 për qind e të anketuarve janë pajtuar se duhet shqyrtuar mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e territorit nëse kjo nënkupton njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB.

49.6 për qind e të anketuarve kanë thënë se shkëmbimi i territoreve do të shkaktonte largimin e minoriteteve dhe do të dëmtonte karakterin multietnik të Kosovës.

Qytetarët janë shprehur në favor të përfshirjes më të madhe të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa kanë shprehur përkrahje të lartë për idenë që SHBA-ja dhe BE-ja të mbeten fuqishëm në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

74 për qind e të anketuarve kanë thënë se ‘SHBA-ja dhe BE-ja duhet të mbeten të vendosura në ruajtjen e integritetit të tanishëm territorial dhe të sovranitetit të Kosovës’.

79 për qind kanë thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të luajnë një rol më të madh në procesin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa vetëm 37 për qind kanë thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet t’i lejojnë Kosovën dhe Serbinë që vetë ta arrijnë një marrëveshje.

 

Zjarr Tv Ad