Amnisti për gratë e dënuara, Gjonaj jep lajmin: Kush përfiton nga projektligji

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria po përgatit një aministi ku prioritet do të jenë gratë dhe të miturit. Në një interpelancë me gratë e dënuara që u mbajt paraditen e sotme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi dhe kriteret që parashikohen të përfshihen në këtë amnisti e cila pritet të miratohet në qeveri brenda shtatorit.

Etilda Gjonaj: “Pr/ligji është pothuajse final. Pritet të merret miratim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ministria e Brendshme. Deri në fund të shtatorit aministia të miratohet në qeveri dhe pas kësaj të kalojë në parlament me qëllim që dhjetori, Krishtlindjet për ata që do përfitojnë t’i gjejnë pranë familjes së tyre. Pretendojmë mbi 50% e grave që ndodhen në institucion të përfitojnë nga amnistia për tu bashkur me familjen e tyre. Kjo është aministia e parë që propozohet me kritere lehtësuese dhe favorizuese për kategoritë e grave dhe të miturve

Kush parashikohet të përfitojë 

-Gratë të cilat u kanë mbetur më pak se 3 vite burg do paraqiten në propozimin në aministi.

-Për gratë që kanë fëmijë të mitur po shikohet mundësia për ti lehtësuar.  Të kenë mundësi të përfitojnë nga shuarja e një pjese kohe të dënimit.

-Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç do të kenë mundësi të përfitojnë nga aministia, duke marrë parasysh kohën e mbetur të dënimit nën 3 vjet ose dënimi më pak se 3 vjet.

Po shikohet mundësiaqë të mund të hiqen kritere ndaluese për vepra penale të cilat nuk janë aministuar.

Po shikohet mundësia që të hiqet kriteri ndalues për vepra penale të cilat nuk është kryer aministi, me qëllim që të jetë vetëm specifike për gra që vuajnë në institucion. Sa i takon grave që janë në ndjekje penale  që nuk kanë marrë ende vendim apo dënim nga gjykata të formës së prerë, kjo kategori do të përfshihet në aministi.

Zjarr Tv Ad