Amnistia, Manjani: S’përfitojnë hajdutët e vrasësit. Vasili: As personat publikë nën hetim

0
417
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ligjeve u zhvillua me debate, ndërsa në përfundim të tij është votuar në parim pr/ligji për amnistinë, aty ku opozita ka abstenuar. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se nga amnistia përfitojnë të dënuarit me kancer, në mënyrë që ditët e fundit t’i kalojnë pranë familjes.

Sipas Manjanit fokusi më i madh për përfitimin nga amnistia duhet të jetë për gratë, të moshuarit, dhe të sëmurët. “Ky është viti i 3 që propozojmë amnisti”, tha ministri Manjani.

Duke u ndalur tek kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka kuptim që të amnistohen hajdutët apo të dënuarit për vrasje.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se kjo është amnistia e parë që synon të largojë nga burgu personat e sëmurë dhe të moshuarit. “Nuk do të përfitojë asnjë nga ata që i shmangen drejtësisë”, tha Hysi.

Ndërsa deputeti i PD-së, Arben Ristani tha se opozita është kundër amnistisë për trafikantët e drogës dhe blerësit e votave.

“Mesazhi që japim kur amnistojmë krimin elektoral është legjitimiteti i këtij krimi. I keni mbushur shkollat me drogë. Nuk jemi për amnistinë e këtyre krimeve. Nuk duhet të amnistohen trafikantët e drogës dhe blerësit e votës.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se Qeveria parashikon që amnistia të përfshijë rastet e të dënuarve deri në 2 vjet. Ai propozoi që të përjashtohet “vjedhja” nga amnistia, ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes nje amendimi kërkon që të mos lirohen personat publikë që janë nën hetim.

Amendamenti i LSI-së u pranua ligjin e amnistisë ne komisionin e ligjeve dhe lidhet me personat publike të cilët janë nën hetim dhe do vazhdojnë të hetohen e gjykohen. Këta persona nuk përfitojnë nga amnistia.

“Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/ 2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.

Personat funksionarë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016 do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale, duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht parashikimeve të këtij neni””, thuhet në nenin e propozuar nga LSI-ja dhe që PS e ka pranuar.

Zjarr Tv Ad