Ansi Agolli shënon një gol spektakolar, fiton titullin në Amerikë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi i dha fund eksperiencës me azerët e Qarabag, Ansi Agolli nisi një karrierë të re tek skuadra e New York Cozmos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i i-sh kapitenit të Shqipërisë arriti që të fitoj kundër Brooklyn Italians, me rezultatin 1-0.  Ishte Agolli ai që i tha fitoren skuadrës së tij me anë të një goli spektakolar.

Ansi Agolli mori një top nga krahu në minutën e 72-të dhe gjuajti me të djathtën mbi vijën e zonës së 16 metrave, duke dërguar sferën në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Ky ishte titulli i parë “amerikan” për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili ka një karrierë të pasur me triumfe, pasi ia ka dalë të fitojë edhe në Shqipëri e Azerbajxhan, me skuadrat e Tiranës dhe Qarabagut.

 

Zjarr Tv Ad