“Arena Kuq e Zi nuk është Wembley”, Ilir Demalia: Disa politikanë e gazetarë prishin atmosferën e ndeshjes se nuk gjetën dot biletë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur në lidhje me ndeshjen e radhës së Kombëtares së futbollit në Tiranë, Shqipëri-Çeki, eveniment për të cilin ka pasur kërkesë tejet të lartë biletash.

Demalia shkruan se disa politikanë, analistë e gazetarë që nuk kanë lidhje me futbollin kanë nxituar të prishin atmosferën për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë vetë një biletë për sfidën e 12 tetorit.

Ai shtoi se FSHF-ja i jep llogari për shkelje apo abuzime vetëm UEFA’s dhe FIFA’s nga ku merr fonde dhe kontrollohet dhe se FSHF nuk ka asnjë cent nga Shteti Shqiptar, në të kundërt , i paguan taksa shtetit, madje dhe të majme.

Postimi i plotë:

Arena Kuq e Zi nuk është Wembly.

Pas fitores me Poloninë më 10 shtator 2023 një fitore që i ka krijuar shance të mëdha Kombëtares Shqipëtare për t’u kualifikuar për herë të dytë në Kampionatin Europian në vitin e ardhshëm, këtê atmosferë gëzimi nxituan ta prishin disa politikanë, analistë e gazetare të cilët/cilat nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, asnjë kontribut qoftë dhe si tifoze, por, disa provincialë që duan të behen trendi, për arsye, dikush se formon një partiçkë të re dhe me modelin masovik bën thirrje për nisje hetimi nga Prokuroria për shitjen e biletave për ndeshjen e ardhshme me Çekinë më 12 tetor.

Një tjetër provincial i banaqeve të darkës së Tallavasë, që edhe njëherë që ka qenë në Stadium për ndeshje futbolli e ka marrë një nga punonjësit e FSHF-së, bên thirrje dhe ky “profesor” për të abandonuar blerjen e biletave në “Tregun e Zi” me dyfish dhe trefish të çmimit sipas ketij “profesori”. Pra, pse nuk i plotësohet teka “profesorit” të banaqeve të darkës për të marrë biletë, është gati të sajoi në mendjen e tij perverse/provinciale mizantropike turli tregjesh dhe konspiracionesh dhe Arena Kuq e Zi sipas tij , të lihet bosh në ndeshjen me Çekinë, në një ditë kaq të rëndësishme dhe deçizive, ku entuziazmi duhet të jetë më i lartë se kurrë për një fitore për KUQ e ZI-të për të krijuar mundësinë e pjesmarrjes në Europian 2024. Pra, pse nuk i plotësohet teka këtij “profesori” për të pasur biletë, le të humbë Shqipëria me stadiumin bosh!

Tjetra një moderatore emisioni është shumë e frustruar pse nuk i kanë siguruar katër bileta për dy fëmijët dhe bashkëshortin, telefonon dhe FSHF-në duke bërë shantazh, se po nuk i siguruan biletat do të bëj emision kundër FSHF-së. Këtu kuptojmë në çfarë gjëndje të rëndë është dhe media në Shqipëri që përdoret si patllake gjobash. E sa për këtë zonjën që hiqet si indipendente, varur këmbësh e duarsh me Foltoren dhe Partinë e Liries, kandidoi për këta në zgjedhjet lokale për keshillin e Bashkisë së Tiranës per kualicionin ‘Bashkë fitojmë” dhe fitojë Ndoc Rrokun . Nuk ndodh askund në botën perendimore që një gazetare e një media të kandidojë și kandidate për një parti pa dhënë dorëheqjen si njeri i medias. Po ku ka norma dhe media në Shqipëri!!

1. FSHF-ja ka kohë që është në shënjestër goditjesh nga politika dhe qeveria e media, gjë që lidhet me qënien e Presidentit të FSHF-së Armando Duka. FSHF-ja është shoqatë sportive the jo Institution shtetëror. FSHF-ja i jep llogari për shkelje apo abuzime vetëm UEFA’s dhe FIFA’s nga ku merr fonde dhe kontrollohet. FSHF nuk ka asnjë cent nga Shteti Shqiptar, në të kundërt , i paguan taksa shtetit, madje dhe të majme.
Si qëndron e vërteta e biletave?!

1. FSHF ka të gjithë të drejtën të bëj shpërndarjen e biletave, ashtu si mendon ajo se është më mirë për atmosferën që krijohet në stadium në mbështeje të ekipit dhe të fitimit financiar.

2. Stadiumi Arena Kuq e Zi nuk është Wembly me 90 mij vende që edhe me këtë kapacitet nuk do të permbushnin kërkesat për bileta. Wembly ka një Angli që ka 57 milion banorë dhe vetëm Londra ka mbi 9 milion banorë. Sipas llogjikës së politikanëve, analistëve “profesorë” dhe moderatoreve të emisioneve, gazetarëve të Shqipërisë, Wembly duhej të mbushej vetëm me njerëz të politikës, ‘profesorë” njerëz të medias dhe nuk do të kishte e vend edhe për të gjithë këta. Nuk ndodh kështu kërkund.

3. Arena Kuq e Zi ka 21.900 vende.
Pesë mij bileta shkojnë për tifogrupet e organizuar që i shkojnë ekipit pas në gjithë Europën me shpenzimet e tyre në përkrahje të Kuq e Zi-ve. Bileta të merituara për keta gruptifo që krijojnë atmosferë dhe janë 50% fitore për ekipin. Kjo aplikohet kudo në botë me ekipet kombëtare dhe klubet.

4.Federatat e kanë detyrim të kenë një numër të caktuar biletash për ekipin mysafir. Në ndeshjen në Pragë, tifozerisë Kuq e Zi ju siguruan katër mij bileta, ndërsa FSHF për shkak të kapacitetit më të vogël të stadiumit i ka siguruar tifozërisë Çeke 2 mij bileta.

5. Për stafin teknik dhe lojtarët 1 mij bileta dhe këtë e aplikon çdo federatë.

6. 1900 bileta janë për sponsorat e FSHF-së, klubet e Superiores, Kategorisë së parë, së dytë, arbitra shoqata rajonale, sponsorat e UEFA’s që e ke detyrim.

7. Në shitje on line kanë dalë 12 mij bileta. A mundet kjo shifer të mbushë kërkesat e 500 mij shqiptarëve nga e gjithë bota qe duan të jenë ne Arenën Kuq e Zi ne ndeshjen me Çekinë?!!

Tani dy fjalë për presidentin Armando Duka.

Që Armando Duka është një manager i zoti dhe shumë i aftë këtë e tregon suksesi i bizneseve të tij, dhe nuk ka asnjë nevojë Armando Duka të merret me pislliqe biletash në treg të zi a të kuq masovikësh dhe gjobaxhish, se me aq para…

Përsa i përket FSHF, nën drejtimin e tij, e mori FSHF-në nga dy zyra të qelbëta tek Karshija në Stadiumin Qemal Stafa dhe ka realizuar sot një kompleks të FSHF-së aq modern funksional sa e kanë zili edhe shtetet e zhvilluara në Europë.

Si president I FSHF-së nën menaxhimin e tij e dergoi Shqipërinë në kampionatin Europian në 2016 në Francë dhe sot janë mundësitë përsëri të shkojë në Europianin e 2024 në Gjermani. Dhe Kuq e Zi-të do të shkojnë!

Për aftësitë e tij manaxheriale dhe rezultate Armando Duka është zgjedhur me shumicë votash anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA’s një arritje e madhe për Shqipërine dhe futbollin. Për herë të parë në historinë e futbollit në Komitetin Drejtues të UEFA është zgjedhur një shqiptar dhe ky është Armando Duka.

Pavarsisht qefëmbetjeve për bileta ku është e pamundur ti kënaqësh 3 milion shqiptar, pavarsisht mizerabilitetit të tallavasë mediatike dhe politike dhe gjobaxhive mediatik, le t’i urojmë Kuq e Zi-ve, Silvinjos dhe Armando Dukes fitore më 10 shtator me Çekinë në Tiranë! Kjo është më e rëndësishme se thashethemet e gjobaxhive dhe qejfmbeturëve.

Zjarr Tv Ad