Zhdukja e Ervis Martinajt? Eksperti: Mafia i betonizonte trupat, ose i vendoste poshtë urave

0
1188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej më shumë se një viti nuk ka asnjë informacion mbi zhdukjen e “Mbretit të Basteve”, Ervis Martinaj, i cili për herë të fundit ëhsftë parë në një hotel në Durrës, në 9 gusht të vitit 2022.

Eksperti i nohur Fatjon Softa, ndërsa ka folur mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, dhe duke paralelizuar me “metodat” e mafias ai komentoi, se trupat në historinë e tyre betonoheshin në shtylla betoni, shtroheshin poshtë autostradave, etj.

“Mafia siçiliane e ka pasur filozofi zhdukjen e trupit. Ju e keni parë që për të zhdukur trupat, ata i betononin në koloba betoni ose i vendosnin poshtë autostradave. E gjitha kjo bëhej që trupi apo element të tjerë që mund të gjenden mund të çojnë te hetimi. ”, tha Fatjon Softa eksperti i sigurisë për “Shqipëria Live”.

Mbi zhdukjen e Ervis Martinajt nuk ka asnjë informacion, ndërsa SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dalë ende me një hetim përfundimtar mbi rastin.

Zjarr Tv Ad