Argjentinasi injoron Messin për ‘Topin e Artë’

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sergio Aguero sapo është shpallur kampion i Anglisë me Manchester Cityn, ndërsa realizoi një sezon të shkëlqyer duke realizuar 21 gola në kampionat.

Ndërkohë që tashmë sezoni është në përfundim, kanë filluar mendimet se kush mund ta fitojë trofeun individual të “Topit të Artë”.

Nëse Lionel Messi shihej si pretendenti kryesor, tashmë pas disfatës në Champions, ku “pleshti” nuk mundi të shmangë eliminimin nga Liverpooli, situata duket se ka ndryshuar.

I këtij mendimi është edhe argjentinasi Aguero, i cili nuk e mbështet bashkëkombësin e tij në këtë garë, Lionel Messin.

Sulmuesi mendon se fituesi i “Topit të Artë” duhet të jetë njëri prej futbollistëve nga skuadrat e Liverpool dhe Tottenham, të cilat janë edhe në finalen e Champions League.

Në këtë formë, sipas Agueros pretendentët për çmimin prestigjioz janë Salah dhe Van Dajk nga Liverpooli apo Harry Kane dhe Eriksen nga Tottenhami.

 

Zjarr Tv Ad