Arrestohen anglezët, merrnin makina me qera në BE dhe i shisnin në Shqipëri

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Dy shtetas anglez janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ajo kufitare si edhe Interpol Tirana, në akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe mashtrimit.

Shtetasi anglezë, të identifikuar si M.A, 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli si edhe L.M, 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli, mësohet se nëpërmjet mashtrimit merrnin me qera makina të prodhimit të fundit në BE dhe i shisnin në Shqipëri.

Makinat me dokumentacion të rregullt i fusnin nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit.

“Si rezultat i punës së bërë  u dokumentuan me prova ligjore  dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet  P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale”, – njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  vijon puna për dokumentoimin e plotë të  veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

 

Zjarr Tv Ad