Arrestohet 34-vjeçari që montonte mina me celular

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej katër muajsh kishte marrë me qira një dyqan të vogël për riparimin e celularëve dhe gjatë kësaj periudhe, nuk kishte ngjallur asnjë dyshim për aktivitetin që kryente. Shpërthimi që ndodhi ditën e hënë në dyqanin e Gentian Hoxhës, ka ngjallur panik në zonë, edhe për faktin që dyshimet flasin se brenda atij dyqani të vogël celularësh montoheshin mina me sahat. Ndërsa pasojat e shpërthimit aksidental janë evidente pranë qepenit të mbyllur me dritat e dyqanit ende të ndezura. Grupi i hetimit nuk asnjë dyshim se 34-vjeçari po përgatiste një minë me celular, pasi kanë gjetur kapsolla detonatore, fitil zjarrëpërcjellës dhe mbetje të lëndës shpërthyese në tavolinën ku po punonte i plagosuri. Për këtë arsye kanë nisur verifikimet e personave me të cilët ai mbante kontakte. Vete Gentiani po vazhdon të mbahet në sallën e reanimacionit të spitalit të Traumës me gishtat e duarve të dëmtuara dhe me djegie në fytyrë. Dhe për këtë arsye grupi i hetimit ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, ndërsa ruhet me punonjës policie pasi është i arrestuar. Gjatë ditës së mërkurë pritet që në spital të mbërrijnë gjyqtari i gatshëm së bashku me përfaqësuesin e prokurorisë për t’i caktuar masën e sigurisë, e cila sipas kërkesës së prokurorisë duhet të jetë arrest me burg, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Zjarr Tv Ad