Arrestohet në flagrancë, një 21-vjecar që kryente vjedhje të ndryshme

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme. I riu kishte precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

“Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.07.2020, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin e shtetasit G. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Zjarr Tv Ad