Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi është i rekomandueshëm gjithashtu nga dietologët, pasi studimet kanë treguar se nëse e konsumoni kosin para çdo vakti, do të keni rezultate të mira në humbjen e peshës.
Kosi ndihmon në humbjen e kilogramëve pa e dëmtuar shëndetin dhe pa kosto. Ai përmban proteina dhe probiotik që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.
Kosi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e artritit dhe në shëndetin e mirë të dhëmbëve.
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit apo ftohjes.
Kosin duke e kombinuar me fruta mund ta konsideroni dhe ta konsumoni si një vakt më vete. Përdorni fruta të shumëllojshme në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat ushqyese.