Artan Fuga bën reagimin epik për protestën e maturantëve: Sa bëjnë 2 plus 2? Prit pak sa të shoh nga penxherja, ata na e kanë me t’futme…

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar në një postim në Facebook, lidhur me protestat e fundit të maturantëve, duke thënë se edhe korrigjimet po bëhen në bazë të politikës. Sipas Fugës, nëse pas çdo provimi, Ministria do të tërhiqet duke ulur pikët e testimit, që maturantët të marrin nota më të larta, atëherë nuk do të kishte asnjë vlerë procesi në tërësi.

Postimi i plotë:

Sa bëjnë 2 edhe 2?
Ka filluar një yrnek i ri.
Qysh nga viti që kaloi! Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë dhe nga ministria vjen përgjigja:”Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!”

Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!

Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t’i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!

Imagjinoj një skenë:

Sa bëjnë 2 plus 2?
Prit pak sa të shoh nga penxherja!
Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!
2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!
Po këta që thonë se bëjnë 4?
Ata na e kanë me t’futme!

Zjarr Tv Ad