Artur Zheji: Nëse opozita nuk ekuilibron Ramën me procese legale, ai merr mandatin e katërt dhe të pestë…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku tha se opozita duhet të hyjë në procese legale, për të “ekuilibruar” Edi Ramën, sepse ndryshe ai do të sigurojë mandatin e katërt dhe të pestë…

Gjithashtu, Zheji foli edhe për investimet që pritet të sjellin “sheikët”, duke i’u referuar portit të Durrësit.

Nëse nuk gjen një formë për ta ekuilibruar fort Ramën, deri në shtator-tetor, me procese legale, jo të tretin por do të marrë edhe të katërtin dhe të pestin.

Ai do t’i sjellë ata investitorët, nga Dubai, sheikët, do ta spostojë vendin nga Lindja. Shumë njerëz nga Lindja, shumë sheikë, duan të investojnë në Europë, i kanë dyert të mbyllura, ne do t’ua hapim. Do të kemi atë portin gjigand në Durrës dhe shumë vepra të tjera të mëdha. Shqipëria ka qenë gjithmonë eksperiment i kapitaleve të huaja.

Do të sjellin lek me vete me torba. Vijnë, pastrojnë, bëjnë gjëra, rregullojnë gjëra…”, u shpreh Zheji.

 

Zjarr Tv Ad