‘Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf’/ Manjani ironizon qëndrimin e deputetit renegat

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti renegat Ralf Gjoni ka reaguar pas njoftimit të Partisë Socialiste se do të kërkojë shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Gjoni deklaron se deputetët e Kuvendit nuk kanë ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit, gjithsesi, vota e tij do kushtëzohet me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Por lidhur me reagimin e Gjonit ka reaguar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, lëvizja e rradhës e deputetit nuk është aspak surprizë.

“Hahahahahahahahahaaha… Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën…Hahahahahahahahahahahahha…”, shkruan me ironi Ylli Manjani.

Ralf Gjoni hyri në Kuvend si pjesë e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pas vendimit të kësaj partie për të djegur mandatet e deputetëve.

 

Zjarr Tv Ad