‘Associated Press’: Albin Kurti vështirë se do ta heqë taksën 100 për qind

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e lajmeve “The Associated Press” ka shkruar një artikull për vendimin për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake në njëvjetorin e vendosjes nga qeveria Haradinaj.

Në këtë artikull është vënë në dilemë heqja e taksës nga Albin Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe është pretendentë për ta udhëhequr ekzekutivin kosovar.

Kjo agjenci ka përkujtuar një deklaratë të Kurtit, i cili ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.

Sipas “AP”-së si pasojë e taksës 100 për qind asnjë produkt nga Serbia dhe Bosnja nuk po shihet në dyqanet e Kosovës. Naim Krasniqi, një pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, ka thënë se taksa 100 për qind e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia është duke i bllokuar të gjitha mallrat nga Kosova.

“Ne mund të jetojmë pa to”, ka thënë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat në dyqanet kosovare tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.

Zjarr Tv Ad