Audio “fake” për koronavirusin, Prokuroria: Po hetojmë, “paniku” është vepër penale

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Strukturat ligjzbatuese të vendit janë vënë në lëvizje për parandalimin e përhapjes së panikut për koronavirusin. Me anë të një deklarate për shtyp, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për përhapjen e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Prokuroria thotë se po heton për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, ndërsa u bën apel qytetarëve që të mos përhapin materialet të rreme sepse janë penalisht të dënueshme.

Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal. Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë. 

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Më herët gjatë ditës, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj njoftoi se për përhapjen e mesazheve të rreme kishte nisur hetimi nga policia. Gjatë ditës së diel u shpërnda një audio në rrjetet sociale, ku dëgjohej zëri i një vajze që njoftonte se në Shqipëri ishin identifikuar disa raste me koronavirus.

Zjarr Tv Ad