Autopsia hedh dritë mbi vrasjen e miliarderit, kishte kocka të thyera në qafë

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autopsia ndaj financierit me profil të lartë, Jeffrey Epstein ka zbuluar se si kishte disa kocka të thyera në qafë.

Sikurse raporton “The Washington Post” këto lloj frakturash mund t’i pësojnë njerëzit që varen, por edhe ata që janë mbytur.

Epstein, 66-vjeç, u gjet i varur në qelinë e burgut të tij, mëngjesin e së shtunës (10 gusht).

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve, “ai mori ndihmë urgjente dhe u dërgua me ambulancë në një spital për trajtim, ku më pas u shpall i vdekur “.

66-vjeçari ishte i njohur për miqësinë me personazhe të famshëm. Presidenti Donald Trump, ish-presidenti Bill Clinton dhe princi i Mbretërisë së Bashkuar, Andrew, të gjithë kishin lidhje me të. Disa nga bashkëpunëtorët e tij të fuqishëm kanë akuza kundër tij, çka ka shërbyer vetëm për të nxitur teoritë e konspiracionit.

Shumë thashetheme janë përqendruar tek ajo që mund të dinin politikanët për krimet e supozuara të Epstein, dhe nëse disa prej tyre mund ta kenë dashur të vdekur. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se ky është rasti. Megjithatë në rrjet po qarkullon hashtagu ‘Vrasja e Epstein’.

Zjarr Tv Ad