Ava Max krenare që është shqiptare, shfaqet me ngjyrat kuq e zi

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë shqiptarët në botë po prezantohen me krenari nga disa prej emrave më të njohur të muzikës.

Janë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max e shumë të tjera që po prekin majat e muzikës në botë dhe me krenari tregojnë për rrënjët e tyre, shkruan Indeksonline.

Se sa krenare është për prejardhjen e saj e ka treguar së fundi Ava Max në një postim që bëri në Instagram.

Në një imazh ku shihet e veshur me një bluzë të zezë dhe grim më ngjyrat kuq e zi, Ava ka shkruar “Duke u rikthyer tek rrënjët e mija shqiptare”.

Ndërkohë, ‘Torn’ mban titullin kënga e fundit e Ava Max e cila erdhi edhe me videoklip.

Zjarr Tv Ad