Aventurat dhe luksi i shfrenuar i Luana Vjollcës, nga hotelet me 5 yje tek udhëtimet me helikopter privat

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luana Vjollca ndodhet me pushime në Monte Carlo, Monaco. Para dy ditësh publikoi një foto ku deklaronte se Monte Carlo ishte tanimë qyteti i saj i preferuar. Në foto Luana shfaqej joshëse, e veshur me pantallona të shkurtra, që i kishte zbërthyer. Por si për çudi, më pas ajo e fshiu foton sepse siç duket, nuk i kanë pëlqyer komentet.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca po vazhdon me luksin e shfrenuar në pushime, ndërsa është duke shijuar rivierën në Nice dhe Cannes me helikopter privat, duke u konsideruar një mjet për pasanikët. E ndërkohë, ajo nuk ka harruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here foto nga pushimet e saj.

Kështu, Luana nuk është mjaftuar me pushimet në Monte Carlo, ku një natë në hotelin ku qëndronte moderatorja kapte shifrën e çmendur 710 dollarë. Ajo është zhvendosur në një tjetër destinacion përrallor, duke zgjedhur këtë herë rivierën magjepsëse të Francës në qytetet Nice dhe Cannes, ku qëndrimi në hotele me 5 yje është diçka krejt normale për të.

Nëpërmjet fotove të fundit të postuara në rrjete sociale nga moderatorja, kuptuam se me çfarë kishte zgjedhur ajo të lëvizte dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marke të shtrenjtë makine, por për helikopter privat. Këngëtarja pozonte e lumtur dhe dukej superseksi si pilote e veshur me një fustan të shkurtër. Luana vazhdon pushimet mes luksit, pa zbuluar kush e shoqëron, ndërkohë që sipas ndjekësve, ai që e shoqëron është pikërisht i dashuri i saj menaxher, Krenar Çoçaj.

Duket se ai e ka ndihmuar shumë që ajo të depërtojë në tregun e muzikës, duke marrë edhe ftesa për koncerte. Por duket se bashkëpunimi i fundit “Yalla Habibi” me të famshmin nga Australia, Faydee, nuk u prit aq mirë.Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat se kjo këngë ishte kopjuar nga “Yalla Habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. Ndërkohë, fansat e Faydee e konsideruan bashkëpunim “të gabuar” atë me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

Zjarr Tv Ad