Avokati Altin Goxhaj me ane të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një sqarim dhe thirrje gardës dhe uniformave për moszbatimin e rregullores ndaj popullsisë civile.
Më tej Goxhaj është shprehur se nëse nuk zbatohen me përpikmeri keto rregulla, nuk konsiderohet më si perdorim “gazi lotsjellës” por “përdorim lëndësh helmuese lufatarake ndaj qytetarëve.

Statusi ne Faceboook

” Perdorimi i gazit lotsjelles ka manualet e veta te perdorimit perfshi intensitetin sasior dhe kohen e rihedhjes! Nese nuk zbatohen me perpikmeri keto rregulla, nuk konsiderohet me si perdorim “gazi lotsjelles” por “perdorim lendesh helmuese lufatarake ndaj popullsise civile” qe ndalohet me konventa nderkombetare dhe kategorizohet si “krime kunder njerezimit”. Kaq per kujtese per Garden dhe ata tipat lart te tarraca te maskuar dhe pa shenja identifikuese.”