Balla: S’besoj se PD nuk do marrë pjesë në zgjedhje, do t’iu bindet votuesve

0
2

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shpreh bindjen se Partia Demokratike, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, ai tha se “Unë nuk besoj kurrë që Partia Demokratike nuk do marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe besoj se do t’u bindet votuesve të vet për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Kodi ka parashikuar edhe rastin dhe vakancën që krijohet”, u shpreh Balla.

Gjithçka pas thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që partitë politike të dorëzojnë anëtarët për KZAZ.

Ai bëri me dije se brenda ditës së sotme, Partia Socialiste do të dorëzojë në KQZ emrat e anëtarëve të propozuar.

Sipas tij, çdo parti politike ka detyrimin për t’iu përgjigjur afatit të depozitimit.

Lidhur me kandidatët për zgjedhjet lokale, ai tha se konsultimet kanë nisur prej kohësh dhe në një pjesë të madhe të territorit, ato kanë përfunduar. v