Balliu nga protesta e “Astirit”: Nuk do të ikim derisa projekti të anulohet

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot numërojnë plot 66 ditë rezistencë dhe protestë, banorët u shprehën se kauza e tyre do të vijojë deri në kohën kur projekti të anulohet. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një mesazh të qartë për shefin e qeverisë.

“Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare”, theksoi Balliu.

Zjarr Tv Ad