Balliu: Veliun e rikthyen për të mbajtur nën kontroll denoncimet, se Nano guxoi e foli për dekonspirime!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu, Shef Organizimi në PD, ka shpjeguar sot se si krimi e ka kapur thuajse të gjithë “piramidën” e Policisë së Shtetit dhe kryeministri Edi Rama po përdor figura të caktuara në radhët e saj, si Ardi Veliun, për të shtypur dhe fshehur të gjitha denoncimet që tentohen të bëhen edhe nga vetë oficerët e Policisë.

I pyetur sot në Syri TV, Balliu foli hapur me emra për korrupsionin e shtrirë në strukturat e forcave të rendit dhe se si ato shfrytëzohen nga politikanët në pushtet.

“Efektivët e Policisë janë segmenti më i diskriminuar i shtetit, – tha Balliu, – dDhe ndërkohë që ata vuajnë, kemi edhe ata efektivët e tjerë që dalin me skaf. Kemi policë që nuk paguajnë dot taksat dhe qeranë e shtëpisë – kemi dhe policë me skafe 100 mijë euro, me vila 200 mijë euro! Kemi këta të lidhur me narkotrafikun dhe këta janë “shefat”. Këta janë “shefat”!

Kjo nuk filloi nga e hëna në të martë; kjo ka qenë një akuzë e jona prej vitesh. Tani kjo ka kapur “piramidën” e gjithë Policisë së Shtetit dhe efektivët e ndershëm të Policisë as nuk guxojnë të shkojnë e të përplasen me ndonjë bandë, sepse kryetari i bandës atje ka drejtorin e Policisë në telefon, e ka në tavolinë, e ka në shtëpi, e ka në biznese me të, e paguan me rrogë.

Po t’i kapësh këta shefat e bandave, e t’ua gjesh ato financat, librat, aty do të shikoni më shumë numra telefoni të Policisë sesa të keqbërësve. Ata më shumë i kanë kontaktet këtu!

Ardi Veliu që rikthehet!!! Nuk është i rastësishëm rikthimi i Ardi Veliut!!!

Kthehet për të mbajtur nën kontroll, denoncimet që janë bërë nga brenda. Se, çfarë tha Gledis Nano?! Çfarë filloi ai?! – “Më janë dekonspiruar operacionet! 14!”

Një nga lajmet më tronditëse në një shtet normal ku do të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë, duhet të ishte mbledhur e gjtihë Qeveria, duhet të kishte filluar një hetim i jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Të dekonspirosh operacionet në të cilat aleatë kanë qenë dhe partner ndërkombëtarë, tregon se shteti ka rënë!” – theksoi ndër të tjera, Klevis Balliu.

Zjarr Tv Ad