Financimi rus/ Zbulohet diskutimi mes Yuri Kim dhe Jorida Tabakut, deputetja pyet ambasadoren nëse në raportin e SHBA përmendet PD e Shqipërisë. Ja përgjigja e diplomates

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Financimet e fshehta të politikës ruse në Shqipëri kanë shqetësuar partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA-në, ndaj ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi dje një takim me kryetarin e KQZ-së, Ilirian Celibashi, si dhe përfaqësues të disa partive politike.

Në qendër të akuzave gjatë këtyre dy ditëve se ka përfituar financime të fshehta nga Rusia ka qenë Partia Demokratike dhe ish-kryetari i selisë blu, Lulzim Basha. Duket se kjo ka shtyrë edhe përfaqësuesen e PD-së në këtë takim të kërkojë më shumë informacion nga raporti.

Burime për gazetën “Panorama” bënë me dije se znj. Tabaku ka pyetur ambasadoren Yuri Kim, nëse në raportin e komunitetit amerikan të zbulimit përmendej Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ish-kryetari i PDsë, Lulzim Basha. Por të njëjtat burime bën me dije se përgjigja e kryediplomates amerikane ka qenë se nuk ishte e autorizuar të fliste me detaje, por mësohet se kishte sugjeruar që t’i referohej qëndrimit të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ndoshta më e rëndësishmja, ne jemi angazhuar me vendet në mbarë botën për të ndarë atë që dimë për ndërhyrjen e Rusisë në sistemet zgjedhore gjerësisht, por edhe në raste specifike. Kur kemi informacion, përfshirë informacion zbulimi, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë, ne shpesh jemi në gjendje ta ndajmë atë informacion të klasifikuar me qeveritë partnere”, tha zëdhënësi Ned Price, të mërkurën.

Zjarr Tv Ad