Banorët në zonën e Saukut ankohen se u mungon uji: Kemi një muaj në këtë gjendje

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

RRreth 30 familje në zonën e Saukut, në një lagje fare pranë Sanatoriumit, ankohen se kanë mbetur pa ujë. Banorët shprehen se kanë një muaj pa ujë, dhe se në kohë pandemie u vështirësohet edhe më shumë situata. Në zonë kanë mbërritur dhe punonjësit e UKT-së, të cilët po punojnë për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë.

Por për këta banorë çështja e ujit nuk është problemi i vetëm. Rrugët e pa asfaltuara krijojnë vështirësi ndërsa shprehen se rruga është në këtë gjendje prej 15 vitesh.

Zjarr Tv Ad