Basha-Balla u takuan në banesën e saj? Reagon Desada Metaj: Më zhgënjeve Doktor, na premtove video erotike

0
2278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme në televizionin e familjes Berisha u publikua një video ku shfaqeshin Lulzim Basha dhe Taulant Balla, të filmuar nga kamerat e sigurisë, teksa pretendohet se hynin në të njëjtin apartament më datën 3 dhjetor.

Sipas televizionit të familjes Berisha, ata qendruan për 60 minuita dhe më pas dolën sërish njëkohësisht, ku Basha zbriti nga shkallët dhe Balla me ashensor.

Gazetari Çim Peka deklaroi se aprtamenti ku ndodhi takimi, ishte një i mikeshe të tyre të përbashkët, e cila së fundmi ka marrë një post publik, pa ia përmend emrin, dhe tha se Basha shkoi aty me makinën e saj.

Makina është e Desada Metajt, ish-këshilltarja e Bashës në PD, e cila tani është anëtare e AMA-s.

Së fundmi, ka ardhur dhe një reagim nga ana e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Desada Metaj e konsideron videon si montazh dhe se Berisha do e përdorë si humbje për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden.

Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua non grata

Krusha- episod2” shkruan Desada Metaj.

Edhe Lulzim Basha, në një reagim të tij e konsideroi videon si montazh dhe takimin me Ballën si shpifje.

Zjarr Tv Ad