Lulin nuk e paskan rrëmbyer amerikanët, por vetë Taulant Balla!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mënyrë të pabesueshme, 4 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha ka përmbysur komplet fabulën e fushatës së tij, duke e zhvendosur atë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, tek Lulzim Basha, i cili që kur dha dorëheqjen si kryetar i PD është zhdukur dhe s’ka më asnjë ndikim në politikë.

Marrja me Lulzim Bashën 4 ditë para zgjedhjeve, duke sajuar takime sekrete, duket si një pranim i disfatës dhe tani po përgatisin terrenin për të gjetur fajtorin e humbjes.

Dhe edhe këtë herë, fajtori duket se do të jetë Lulzim Basha.

Por në rrjet tashmë me humor, ka nisur të thuhet se po vërtetohet teoria e Alfred Çakos, se Lulzim Bashën e rrëmbyen në korrik (Çim Peka pretendon në dhjetor)

Vetëm se nuk e paskan rrëmbyer amerikanët, siç thoshte Çako, por Taulant Balla, sipas Çim Pekës.

Ja çfarë deklaronte atëherë Çako:

“Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë.

Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta një pjesë të axhendës”.

Zjarr Tv Ad