Basha: Europa nuk është kundër shqiptarëve, por kundër Ramës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Evropa nuk kundër shqiptarëve. Evropa është kundër drogës, kundër qeveritarëve të korruptuar’, është shprehur ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një interviste për Radion Europa e Lirë.

‘Nuk shkohet në Evropë pa vlerat europaine të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa drejtësi me një standard për të gjithë, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve’, tha lideri i opozitës shqiptare.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, si mendoni se do të reflektojë kjo situatë në hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Lulzim Basha: Është e qartë, ka 3 vjet që Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave, sepse nuk përmbush detyrat. Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar vazhdojnë të mbeten prioritetet kryesore për shtetet anëtare, në të cilat Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa pas.

Dëshmi e kësaj është edhe vota e parlamentit hollandez për t’u rikthyer shqiptarëve regjimin e vizave, diçka që ne, me shumë sakrifica arritëm ta hiqnim në vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbaj mend shumë mirë, sepse kam qenë ministër i brendshëm, që udhëhiqte procesin e plotësimit të kushteve për heqjen e vizave, një nga vendet anëtare ka vënë në lëvizje mekanizmin për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Pse? Është e qartë, për shkak të drogës, për shkak të krimit, për shkak të korrupsionit, të bërë njësh me qeverisjen në Shqipëri. Evropa nuk është raciste, Evropa nuk është kundër shqiptarëve, Evropa është kundër drogës. Evropa nuk është kundër qytetarëve, është kundër qeveritarëve të korruptuar. Ndaj, rruga për të hapur negociatat është e qartë dhe e thjeshtë: nuk shkohet në Evropa pa u sjellë si evropianë.

Nuk shkohet në Evropë pa respektuar themelet e bashkëjetesës demokratike evropiane, zgjedhje të lira e të ndershme, një standard dhe jo dy standarde në drejtësi, pra ligji i barabartë për të gjithë, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Këto janë vlerat për të cilat qendron Evropa, këto janë vlerat për të cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca më e madhe e qytetarëve që vendi ka njohur, do të thoja që prej vitit 1992.

 

Zjarr Tv Ad