Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ku do pastrohen 180 milionë euro?” Kjo ishte pyetja që kryetari i PD-së Lulzim Basha ngriti sot në një prononcim për median. Bëhet fjalë për vlerën në treg të 613 kg kokainë kolumbiane e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit 2018 në Durrës. Basha kërkon thellim të hetimit për të zbuluar sektorët ku bëhet pastrimi i parave. Njëra prej tyre është bashkia e Tiranës, thotë Basha.

Lulzim Basha: “Kanabisi ishte vetëm fillimi. Heroina dhe kokaina janë dy aktivitete kryesore kriminale të krimit të organizuar shqiptar. Kemi paralajmëruar  se krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë e kokainës me Kolumbinë por dhe nga fakti i pranuar nga të gjithë se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike të nivelit më të lartë.Ku do të pastrohen këto para? Së pari në lavatricen e madhe të pastrimit të parave të pista në bashkinë e Tiranës e cila ka dyfishuar numrin e lejeve të ndërtimit por dhe të sipërfaqeve të ndërtimit pas bumit të drogës të vitit 2016. Prandaj edhe hetimi dhe vëmendja ligjore e prokurorisë dhe vëmendja politike dhe e çdo kujt tjetër që shqetësohet për fatet e vendit nuk mund të jetë vetëm tek parcelat e kanabisit apo tek kontenierët e heroinës dhe të kokainës por të kthehet aty ku pastrohen paratë e krimit. Në bashkinë e Tiranës që është lavatricja kryesore e pastrimit të parave të drogës por dhe e të gjithë sektorëve të tjerë ku po pastrohen miliona euro të cilat faktimisht po shkatërrojnë ekonominë.

Zjarr Tv Ad