Basha: Nuk do të ketë marrëveshje të dytë politike me Ramën! Për Teatrin, përballje civile

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike bëri të ditur se  marrëveshje të dytë politike si ajo e 17 majit nuk do të ketë… Kreu i PD-së tha këtë të premte qartazi se nuk do të ketë më marrëveshje politike me Edi Ramën dhe as bashkëqeverisje për të.

“Nuk do ketë pakt politik-Rama-Basha. Nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe i PD është ti japim fund qeverisjes së lidhur me krimin”, theksoi kreu i PD.

I ashpër dhe duke paralajmëruar për trazira, Basha foli në lidhje me ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij qeveria nuk duhet të sjellë në Parlament, ligjin për Teatrin, apo siç e cilësoi ai ligjin “Fusha”.

“Mos t’i shkojë në mend të sjellë në parlament ligjin “Fusha”. Mos t’i shkojë në mend. Kjo do të ishte kalimi i vijës së kuqe, pastaj në dorë e merr populli”, deklaroi Basha.

Zjarr Tv Ad