Basha nxjerr video-mesazhin: Kemi pagën më të ulët në rajon dhe kryeministrin më të keq!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka ndarë një video në ‘Facebook’.

Kryedemokrati thekson se paga minimale në vendin tonë është më e ulëta në rajon. Me përshkrimin “Shqipëria meriton më mirë”, Basha thekson në video se vendi duhet kthyer në rrugën e duhur.

Kjo qenka nje arritje e madhe e qeverisë! Paga minimale u rrit në 331.33 Euro! Kjo po që duhet festu…. Mos! Prit pak… Nuk qenka në Shqipëri, qenka në Mal të Zi. Paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon – 244 Euro. Sepse ne kemi kryeministrin më të keq në rajon. Ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Të ngremë pagën minimale. Sepse Shqipëria Fiton!”, thuhet në mesazhin e videos.

Zjarr Tv Ad