Basha paralajmëron mazhorancën pas takimit me Venecian

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti se rruga e vetme për të dalë nga kriza e thellë politike dhe kushtetuese në cilën është futur vendi  janë zgjedhjet e parakohshme.

Por ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim.

Lulzim Basha: Zgjidhjen se kërkojmë për veten tonë. Sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe atyre me të cilët ka ardhur në pushtet kundër interesit të shqiptarëve opozita bashkë me qytetarët do të marrë vendimet që i takojnë për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Duke folur pas takimit një orësh me delegacionin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se ilustrimi më i mirë i krizës janë lëvisjet e çoroditura të mazhorancës kundër presidentit të vendit.

Lulzim Basha: Takimi ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.Ilustrimi më i mirë i kësaj krize në javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, po ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që kontrollojnë çdo gjë në këtë vend. Me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën por edhe rrugën e daljes.

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.

Basha i shoqëruar nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi zhvilluan një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Të enjten, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisënme kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor,presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin.

Zjarr Tv Ad