“Basha u distancua nga e kaluara”, Kadilli komenton Kuvendin e PD: Tre pikat që e bëjnë të dallueshëm grupin e Bashës nga të Berishës

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se Basha ka treguar se është distancuar nga e kaluara, ndërsa ka renditur tre pika që e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.

”Basha konfirmoi mbështetjen e një pjese të Partisë Demokratik. Përkufizoi veten si një kundërshtar të Berishës dhe berishizmit.

Këtë e bëri me tre gjëra të rëndësishme, me distancimin nga e shkuara, me sulmin politik ndaj Berishës duke e pozicionuar atë si bashkëpunëtorë të Ramës në afera korruptive, e dyta duke marrë qëndrim të qartë pro perëndimorë dhe e treta mbajti një qëndrim të qartë në raport me reformën në drejtësi, shprehu mbështetje ndaj institucionit.

Këto tre pika e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berishës’’, tha ndër të tjera Kadilli.

Zjarr Tv Ad