Lot dhe lule në det/ U përplas me jet-ski në plazhin e Llamanit dhe humbi jetën, familjarët e 16-vjeçarit protestë në Himarë:Do të bëjmë vetëgjyqësi nëse …

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët e 16-vjeçarit Klei Xhaja të vrarë me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi. Ata kanë hedhur lule në det, në vendin ku 16-vjeçari humbi jetën.

Minoreni u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë më 15 gusht dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak ditë më vonë, teksa familjarët kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kemi ardhur këtu në vendngjarje për drejtësinë e djalit. Kjo që ka ndodhur mos t’i ndodhë kujt. Duam drejtësi deri në pikën e fundit. Në qoftë se nuk marrim drejtësi do bëjmë vetëgjyqësi”, tha babai i 16-vjeçarit Artur xhaja.

“Duhet të vihet drejtësia. I jepet motori fëmijëve 16 vjeç dhe bëhet ajo që u bë. Këtu nuk ka as kontroll asgjë”, deklaroi daja i djalit.

Zjarr Tv Ad