Basha: Zyrtarët e huaj janë të korruptuar

0
1206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij sot në çadrën e protestës së opozitës foli ashpër dhe sulmoi ata që sipas tij janë ‘zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë’.

Basha tha ndër të tjera se në raportet e tyre, këta zyrtar nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët.

Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët. Nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre sepse kanë mohuar krimin dhe janë bërë njësh me Edi Ramën për xhepat e tyre”, tha Basha.

 

Ndër të tjera Basha tha se:

Një grusht kriminelësh e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Kjo është vepra e rilindjes së krimit. Në planin e Edi Ramës, prishja e zgjedhjeve të ardhshme ka rëndësi jetike. Ndaj, gjithçka është bërë në funksion të kapjes së zgjedhjeve, duke diktuar një Parlament fasadë, mundësisht me ne si opozitë fasadë. Nëse ne nuk pranojmë fasadën, një Parlament monist”.

Zjarr Tv Ad