Bashkia informon për situatën në Lezhë: Janë përmbytur 23 banesa, nën ujë sipërfaqe të mëdha toke

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Lezhës ka dhënë informacion në lidhje me situatën në qytet pas reshjeve të dendura të shiut.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër janë 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë.

Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur, por nuk kane dale nga shtrati, ndërsa lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

Njoftimi i plotë:

Sot situata është rënduar, ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë, në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë e NJA Blldren .

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes deri tani ka rënë 82 mm shi .

Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadal por nuk kane dale nga shtrati .

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

Do jemi gjithe kohen ne teren per te pare ecurine dhe nevojat per nderhyrje

Në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika.

Zjarr Tv Ad