Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë/Kufizim i pasojave ekonomike të COVID-19

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pásojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë vendin për të kufizuar pásojat ekonomike të COVID-19”.

“Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një kríze të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca. “Ne jemi të fortë së bashku”, përfundoi ai.

Ndihma e BE-së vjen pas asaj të Gjermanisë, prej pak më shumë se 10 milionë eurosh për vendin tonë, e cila iu deklarua ministres Anila Denaj nga ana e ambasadorit gjerman Peter Zingraf.

Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020-2021, në mbështetje të ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

Por pavarësisht mbështetjes së dhënë nga BE apo SHBA, në vendin tonë janë duke u kryer ende shumë pak testime në raport me vendet e tjera në Europë, ndërkohë që të dy spitalet Covid 1 dhe 2 janë duke vuajtur mbipopullimin me të shtruar, që më pas do të çojë dhe në ezaurimin e plotë të kapaciteteve të tyre

Zjarr Tv Ad