Batalioni ‘Atlantiku’, rikujton shtigjet e luftës së para 20 viteve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithçka që kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe puna në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Këta të rinj, iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka.

Ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë vendosur që ky përvjetor të shënohet duke kaluar shtigjeve nëpër të cilat ka kaluar ky formacion ushtarak, gjatë kohës së luftës.

Këta të rinj, në kuadër të Batalionit “Atlantiku”, apo siç i kanë quajtur edhe shqiptaro-amerikanët e UÇK-së, mund të kishin jetuar fare mirë me mundësitë që ua ofronte Amerika, por iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka.

Duke lënë gjithë çka kishin, këta të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.

Ish-drejtori ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thërret”,  për SHBA dhe Kanada, njëherësh iniciator dhe themelues i Batalionit “Atlantiku”, Shefki Mexhuani, për Radio Kosovën flet për veprimtarinë e këtij fondi, për rëndësinë e formacionit ushtarak Batalioni “Atlantiku’, për rekrutimin e vullnetarëve për t’u bërë pjesë e radhëve të UÇK-së si dhe për nisjen e tyre në Kosovë.

Ai vlerëson se Batalioni “Atlantiku” është një prej arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në diasporë.

“Veprimtarët e Fondit” Vendlindja Thërret” pas të gjitha atyre mundësive që ua dhamë për të kontribuar për luftën në Kosovë, edhe filluam t’i regjistronim të merrnin pjesë në luftë. Nuk ka qenë aspak e lehtë…”, tha Mexhuani.

Në  20 vjetorin e formimit të Batalionit “Atlantiku”, protagonistët e këtij formacioni ushtarak tregojnë të veçantën e “Atlantikut”, momentet e paharruara gjatë luftës, se sa janë të kënaqur me zhvillimet ne Kosovë, e deri të përgatitjet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të këtij batalioni.

Adrian Grajçevci, pjesëtar i Batalionit “Atlantiku”, dhe tani sekretarë i Shoqatës “Atlantiku”, mendon se ky 20 vjetor do të fillojë me rrugëtimin e lirisë, pra, do të shkohet shtigjeve të cilat i ka kaluar Batalioni “Atlantiku” gjatë kohës së luftës.

“Do të shkojmë rrugës që shkuam në luftë. Prej Tirane në Prishtinë dhe përveç ish vullnetarëve të “Atlantikut” do të ketë edhe anëtarë të ish-Fondit “Vendlindja Thërret” dhe vullnetarë të tjerë që kontribuuan në luftën e Kosovës dhe çlirimin e saj”, tha Grajçevci.

Se sa janë të kënaqur me zhvillimet në Kosovë, Grajçevci thotë se ata janë të dëshpëruar nga izolimi politik dhe ekonomik që po i bëhet Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe mos liberalizimi i vizave.

“ Ka përparime në shumë aspekte, sepse Kosova pas lufte ka qenë shumë e shkatërruar. Sa i përket ndryshimeve të tjera pritshmëri kanë qenë shume të mëdha. Dëshpërimi vjen nga izolimi politik dhe ekonomik që po i bëhet Kosovës, si në aspektin e liberalizimit të vizave”, tha ai .

Ndërkaq , tre prej pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të tre nga një familje, pra, vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, nuk u kthyen më kurrë.

Në korrik të vitit 1999, tre shtetasit amerikanë me origjinë shqiptare u kapën nga policia serbe në kufirin me Kosovën pas përfundimit të luftës teksa po ndihmonin një familje rome të largohej nga Kosova.

Trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në një qendër policore trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vëllezërit Bytyqi i ka nderuar  me Urdhrin “Hero i Kosovës’.

 

Zjarr Tv Ad