Bebe Rexha niset për në Shqipëri për të ndihmuar vendin e origjinës së saj

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë. Pas tërmetit shkatërrues ajo vendosi të ndihmijë vendin e saj dhe krijoi një nismë online.

‘After the earthquake, Help Albania’, me të cilën deri më tani ka mbledhur mbi 81 mijë dollarë. Bebe e ka mbajtur premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur sot për në Shqipëri.

Këngëtarja ka treguar me anë të videove të postuara në Instagram se do qëndrojë vetëm një ditë në vendin tonë. Ajo dëshiron të shohë nga afër situatën dhe të sigurohet që paratë do të shkojnë në vendin e duhur.

Zjarr Tv Ad