Benet Beci dhe ekipi shfaqen para shkodranëve si fitues: Mirënjohje të thellë për votuesit që na besuan! Do t’u shërbejmë të gjithëve pa dallim

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja politike në qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali dhe kandidati fitues Benet Becikanë dhënë një deklaratë për mediet sot, një ditë pas shpalljes së rezultateve.

Ata kanë falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan votën kandidatit të PS, i cili do të drejtojë kryeqendrën e veriut për katër vitet e ardhshme.

“Është nder për mua që Shkodra të drejtohet nga Benet Beci. Ne i kemi takuar të gjitha komunitetet dhe i jemi shumë mirënjohës aktivistëve që na janë bashkuar për të vazhduar para në gjithë qarkun Shkodër.

Në Shkodër është bërë një fushatë që ka kaluar çdo prithsmëri dhe do të ngrihet në një nivel të ri turzimi e zhvillimi. Ne do u shërbjmë të gjithëve pa dallim, Beneti do u shërbejë të gjithëve për ta bërë Shkodrën një perlë në rajon. Ne nuk duam t’u kthemi pas historive të vjetra.”, u shpreh Spiropali.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të mrekullueshme, e dy ditëve ku Shkodra foli pro ndryshimit. Është një gëzimi madh pas një muaji fushate.

Qytetarët e Shkodrës na besuan dhe u jamë shumë mirënjohës për besimin. Detyra ime fillon këtu. Besimi i tyre është obligimi ynë për të punuar më shumë, pavarësisht ngjyrës e politikës, ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani.

Kemi patur një fushatë të qetë e të gëzuar. Jam mirënjohës të çdo anëtari të partisë, kanë qenë mbështretës të jashtëzakonshëm. Jam mirënjohës cdo dmeokrati që na kanë parë me dyshim. Për ne është oblogim që t’ua kthejmë në punë dhe atyre. Dua të shpreh një mirënjohje të madhe për lryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Falenderoj të gjithë numëruesit, vëzhguesit.”, tha Beci.

Zjarr Tv Ad