Berisha bën thirrje për grevë të përgjithshme

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të ngrihen në protestë.

Berisha e ka nisur nga mjekët, te studentët e biznesmenët që të ngrihen në protestë, pasi sipas tij vetëm kjo është mënyra për të ndalur vjedhjen.

“U ula te karrigia e një socialisti, e bëra këtë me qëllimin më të sinqert për tu thënë socialistëve se avoketërit e tyre janë demokratët dhe do vazhdojmë deri në fund të jenë.

Në këtë mënyrë sesi është katandisur ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim. Unë dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetar koha është për veprime këta janë nga mgjesi deri në dark të angazhuar në dy aktivitete, në mashtrim dhe vjedhje.

Koha ka ardhur që ne kësaj qeveria ti tregojmë vendin, koha ka ardhur dhe jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve me guxim dhe kurojo. Janë të vetmit mësues në rajon që në 8 vite nuk njohin rritje po krahasur me inflacionin, ulje të ndjeshme.

Sesi një mësues qoftë i ekselentës duhet të pres 7-8 vite për tu sistemuar. U bëj thirrje sindikatave të organizojmë grevën që është për identitetin e secilit. U bëj thirrje mjekëve, që panë sesi shqiptarët vdiqën nga pandemia, vdiqën më shumë se në cdo vend tjetër.

Që shohin sistemin që rrënohet mjekët që largohen, infermier që ikin. Të githa këto sepse janë njerëzit me të keqpaguar dhe keqvlersuar. Cila mbetet, greva dhe greva.

I drejtohem biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë. Thirrje cdo biznesmeni, familjes së tyre të ulin qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje gjithë studentëve, studentët në Kosovë të marrin 100 euro. Të organizojmë një lëvizje të madhe, ne jemi më të fuqishëm se keta që vjedhin cdo ditë qytetarëve.

Pedagogëve të ngrihen fuqishëm. Ju bëj thirrje të organizohen fuqishëm sepse vetëm greva është rruga për ti prerë biletën aty ku e meriton kjo qeveri kapinone në rekorde të vjedhjee” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad