“Berisha i përdor demokratët, siç bën Hamasi”- Zëdhënësja e PD-së Bashës i përgjigjet ish-kryeministrit: Bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Partisë Demokratike së Lulzim Bashës, Mirela Karabina i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky e fundit tha se Basha mbahet nga Rama si shpifësh arash.

Karabina shprehet se Berisha bën mirë që të shkojë të përballet me drejtësinë dhe të mos fshihet si struci.

“Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi,” shprehet ajo.

Ajo shton se ish-kryeministri së bashku me Edi Ramën për hallet e tyre personale, mundohet të dëmtojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINa
Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.
Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.
Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Zjarr Tv Ad