“Na ka humbur, është fshehur”- Si përgjigjet Gazment Bardhi kur pyetet për Bashën: E kam parë vetëm një herë të vrapojë në…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka humbur nga sytë.

Ai deklaroi se kushdo që ndihet opozitë, mund t’i bashkohet aksionit opozitar, por i drejtua gazetarëve duke thënë se: “Kërkojeni që të dalë nëse është fshehur”.

Bardhi ironizoi duke thënë se nuk është në një mision ku kërkon të humburit dhe e vetmi moment kur e ka parë ishte “të vraponte kur duheshin votat në seancë për ligjin e çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Kushtetues”.

“Kushdo që ndjehet në opozitë me do të duhet ti bashkohet frontit opozitar. Kushdo që nuk ndjehet opozitë me Edi Ramën, nuk mund të bashkohet me frontin opozitar.

Pyetjen bëjani Bashës, kërkojeni që të dalë nëse është fshehur, kërkojeni. Do të duhet ta pyesni atë nëse ndihet apo jo në opozitë.

Nuk e shikoj fare, ashtu siç nuk e shikoni ju dhe unë s’kam patur mundësi ta shikoj. E kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat në seancë për ligjin e çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Kushtetues.

Që nga ajo ditë na ka humbur edhe juve dhe neve të tjerëve na ka humbur nga vështrimi. Nuk e kam kërkuar sepse nuk është misioni im të kërkoj të humburit“, tha Gazment Bardhi.

Zjarr Tv Ad