Berisha: OKB, BE të hetojnë vrasjet raciste të shqiptarëve në Greqi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për këto ngjarje të rënda ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha. Duke ju referuar vrasjes së Marios Isa në Kavalla, Berisha thekson se dënon me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste.

“Pas vrasjes ne shkëmbim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh te shqiptareve ne tërësi. Në një hark kohor pak javësh janë ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqisë 7 shqiptare, që të gjithë përveç njërit janë ekzekutime gjakftohta të bazuara ne urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobi”, thotë Berisha në FB.

Ai gjithashtu kërkon me urgjencë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve pranë autoriteteve greke nëpërmjet një hetimi të thellë të këtyre vrasjeve, të cilat sipas ish-shefit të qeverisë janë me motive raciste.

“I bëj thirrje Komisionit te të Drejtave të Njeriut te OKB, Këshillit të Europës, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave te BE te ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve raciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojnë te gjithë presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shëmtuara te ndëshkohen’, thekson Berisha.

 

Zjarr Tv Ad